Shkëndija dhe Drita bëjnë histori në Conference League, kualifikohen në play-off

Shkëndija dhe Drita kanë shkruar një faqe historike në Conference League, duke siguruar kualifikimin nga faza e ligës dhe duke avancuar në fazën play-off të kompeticionit evropian.

Skuadra kuqezi nga Tetova u mposht 1-0 në transfertë nga AEK Larnaca, në ndeshjen e zhvilluar në Qipro. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mbetën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Latifit në minutën e 53-të, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua nga Angielski në minutën e 83-të. Pavarësisht humbjes, Shkëndija e mbylli fazën e ligës në vendin e 23-të, pozicion që i siguron kualifikimin në play-off.

Humbje pësoi edhe Drita. Kampionët e Kosovës u mposhtën 3-0 në transfertë nga Rayo Vallecano, por rezultati nuk ndikoi në objektivin kryesor. Drita e përfundoi fazën e ligës në vendin e 21-të dhe, ashtu si Shkëndija, do të vijojë rrugëtimin në Conference League në fazën play-off.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, me dy klube që vazhdojnë të përfaqësojnë me dinjitet dhe të bëjnë krenarë shqiptarët në arenën evropiane, duke hedhur hapa të rëndësishëm përpara në garat kontinentale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?