Shkëndija kërkon historinë në Champions, hidhet shorti i fazës Play Off
Ditën e sotme është hedhur shorti i fazës Play-Off të Ligës së Kampionëve, me skuadrat që tashmë e dinë rrugëtimin e mundshëm drejt fazës së grupeve.
Vëmendja e shqiptarëve është përqendruar te Shkëndija e Tetovës, që ka shkruar një faqe të re në historinë e saj duke arritur deri në turin e tretë kualifikues.
Tashmë, përballja e radhës për kuqezinjtë e Maqedonisë së Veriut do të jetë kundër kampionëve të Azerbajxhanit, Qarabag , një sfidë e vështirë, por aspak e pamundur për t’u kaluar.
Nëse Shkëndija arrin të eliminojë Qarabag-un, atëherë do të përballet në fazën Play-Off me fituesin e çiftit Ludogorets (Bullgari) – Ferencvaros (Hungari), për një vend historik në fazën e grupeve të Champions League.
Klubi nga Tetova ka treguar ambicie dhe karakter në këtë edicion, dhe tani është vetëm dy hapa larg ëndrrës më të madhe evropiane.
KOHA JONË SONDAZH

