Shkëndija ose Drita shanse të mëdha për të shkruar historinë, njëra prej tyre arrin grupet …
Një nga skuadrat shqiptare është pranë realizimit të një ëndrre europiane: sigurimit të fazës së grupeve në një kompeticion të rëndësishëm. Skenari është i qartë dhe shumë i arritshëm, sidomos për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit, të cilat ndodhen në rrugëtimin e tyre në eliminatoret e Champions League.
Nëse këto dy skuadra nuk arrijnë të kalojnë kundërshtarët respektivë në turin e dytë – Shkëndija përballet me FCSB nga Rumania dhe Drita me Copenhagen nga Danimarka, atëherë fati do t’i vendosë përballë njëra-tjetrës në turin e tretë të Europa League.
Një përballje mes tyre do të ishte e veçantë jo vetëm për rivalitetin rajonal, por edhe për faktin se fituesi i këtij dueli do të kalonte në “Play-Off” të Europa League, dhe si rrjedhojë, do të kishte të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, edhe nëse humbet në atë raund të fundit.
Pra, njëra nga dy skuadrat shqiptare ka të gjitha gjasat që këtë sezon të bëhet pjesë e historisë, duke siguruar praninë në grupet e një kompeticioni europian – një arritje e madhe për futbollin e rajonit.

KOHA JONË SONDAZH

