Shkëndija shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në raundin e tretë të Champions League

Shkëndija e Tetovës ka arritur një sukses historik në arenën ndërkombëtare, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri regjistroi një fitore të madhe 1-2 në fushën e Steaua Bukuresht, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Arena National” të Bukureshtit dhe nisi në mënyrë të favorshme për skuadrën vendase, që kaloi në avantazh në minutën e 28-të me golin e Tissotit. Megjithatë, reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm pesë minuta më vonë, Liridon Latifi shënoi golin e barazimit, pas një goditjeje nga këndi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në pjesën e dytë Shkëndija tregoi maturi dhe vendosmëri. Në minutën e 78-të, Besart Ibraimi humbi një mundësi të artë për të kaluar ekipin në avantazh, por fitorja do të vinte në minutën e 87-të, kur Vane Krstevski realizoi një gol të bukur, me ndihmën e një devijimi dhe një dalje të gabuar të portierit të Steauas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Shkëndija siguron kalimin në raundin e tretë, ku do të përballet me Qarabag. Ndërkohë, Steaua Bukuresht transferohet në UEFA Europa League, ku do të përballet me Dritën nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?