Shkodran Mustafi: Mënyra ime e festimit simbolizon Shqipërinë
Ai ka shpjeguar edhe gjestin e festimit, duke thënë se ajo simbolizon Shqipërinë.
“Mënyra ime e festimit simbolizon Shqipërinë dhe përfaqëson edhe familjarët e mi që jetojnë atje. Ata më kanë kërkuar që t’i kujtoj kur shënoj, ndaj festova në atë mënyrë”, ka thënë Mustafi.
Ai u shpreh se është shumë i lumtur për golat, por dhe për formën që po kalon ekipi.
“Jam shumë i lumtur që shënova dy gola dhe ndihmova skuadrën. Janë tre pikë të tjera të rëndësishme.
Çdo ndeshje kërkojmë të japim maksimumin. Çdo ndeshje është sikur të shkojmë në luftë për të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Valencia është surpriza e këtij kampionati në Spanjë, duke qenë se pavarësisht se ka lojtarë të rinj dhe pa emër, ndodhet vetëm një pikë larg Realit të Madridit në renditje.
Dhe një nga pikat më të forta të këtij ekipi, është padyshim Shkodran Mustafi, që në dy ndeshjet e fundit, edhe pse qendrmbrojtës, ka arritur të shënojë tre gola.
KOHA JONË SONDAZH

