Shkodran Mustafi, në planet e së ardhmes së Borusia Dortund
Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Valencias, Shkodran Mustafi, është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin spanjoll. Forma e mirë e mbrojtësit të Përfaqësueses së Gjermanisë ka bërë që Borussia Dotmund të shfaq interesim për të. Sipas medieve gjermane, trajneri Jurgen Klopp, ka kërkuar që të ketë në ekip Mustafin, qysh në sezonin e ardhshëm. Trajneri gjerman, i Dortmundit, thuhet se sheh 22-vjeçarin si zëvendësim ideal për mbrojtësin Mats Hummels, i cili pritet të largohet nga Dortmundi, në merkaton e verës, drejt Mançester Junajtid. Sakaq, Borusia e Dortmundit e fitoi ndeshjen e fundit në Bundesliga, 4-2 ndaj Mainc dhe i ka shpëtuar disi zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Edhe Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Këln dhe Alban Meha, mesfushori i Paderbornit, dy lojtarë të kombëtares sonë, janë dalluar gjatë ndeshjeve të javës së fundit. Një shqiptar tjetër që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka shënoi golin e fitores për Borusia Myshengladbah, çka tregon se futbollistët me origjinë shqiptare janë duke lënë gjurmë sezonet e fundit edhe ligat më të rëndësishme në Europë.
Bundesliga – Java e 21-të
Të premten
Borusia D.-Mainz 4-2
Të shtunën
Bayer Leverkusen-Volsburg 4-5
Bajern M. – Hamburg 8-0
Borusia M.- Këlni 1-0
Hofenheim-Shtutgart 2-1
Verder B.-Augsburg 3-2
Eintracht F.-Shalke 04 1-0
Të djelën
Hertha – Frajburg 0-2
Hanover –Paderborn 1-2
Klasifikimi
Bayern Munich 52
Volfsburg 44
Borusia M. 36
Schalke 04 34
Augsburg 34
Bayer L. 32
Hoffenheim 29
Verder B. 29
Eintracht F. 28
Hannover 25
Këln 24
Paderborn 23
Hamburg 23
Mainz 22
Borusia D. 22
Freiburg 21
Hertha 21
Shtuttgart 18
KOHA JONË SONDAZH

