Shkoi në stërvitje me makinë Mercedes, Bayerni gjobit me 50 mijë euro Coman

Kingsley Coman është gjobitur me 50 mijë euro, pasi është paraqitur në stërvitje me një makinë Mercedes. Klubi gjerman ka si sponsor zyrtar Audin, ndaj dhe ky veprim është i patolerushëm, pasi lojtarët janë të detyruar që të vijnë me makinat Audi dhe jo të ndonjë marke tjetër.

Pasi disa futbollistw paraqiteshin në stërvitje me makinat e tyre private luksoze, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic bëri një deklaratë për këtë çështje në janar 2020, duke u bërë të qartë lojtarëve se nëse e përsërisnin do të merrnin një gjobë prej 50 mijë eurosh.

Audi është një kompani aksionere prej një kohë të gjatë te klubi bavarez dhe zotëron 8,33 për qind të klubit. Si sponsor, prodhuesi i makinave me qendër në Ingolstadt i paguan Bayernit 50 milion euro në vit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP