Shkon në 7 numri i futbollistëve të infektuar me koronavirus te Barcelona
Rritet numri i lojtarëve të prekur nga koronavirusi te Barcelona. Situata në klubin katalanas nuk është aspak e mirë dhe sot kanë marrë lajme të tjera negativ.
Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe talenti Gavi kanë rezultuar pozitivë në tamponët e fundit, duke nisur menjëherë karantinën në shtëpitë e tyre. Tre lojtarët e ekipit të Xavit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Pak ditë më parë u infektuan me Covid-19 edhe Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alex Balde, duke e dërguar në shtatë numrin e futbollistëve pozitivë te Barcelona.
KOHA JONË SONDAZH

