Shkurtaj bën gati divorcin me Kukësin, vjen oferta nga Greqia

Vasil Shkurtaj do të mbyllë aventurën me Kukësin në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata. Sulmuesi shtatlart i cili ka realizuar 16 gola në këtë sezon të Kategorisë Superiore, do të largohet me parametra zero pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me verilindorët.

Kukësi shpenzoi 70 mijë euro për ta blerë nga Luftëtari një vit e gjysmë më parë por tashmë duhet të dorëzohet përpara dëshirës së 28-vjeçarit për t’u larguar.

Sulmuesi pëlqehet në Greqi nga klubi i madh Panathinaikos i cili tashmë ka probleme financiare dhe synon profile me pak kosto. Shkurtaj ka të një shkuar në kampionatin grek teksa është aktivizuar me disa skuadra ku spikasin Panionios, Niki Volos, Asteras Tripolis dhe Xanthi.

Partizani dhe Tirana ndërkohë do të tentojnë që të joshin sulmuesin në verën e këtij viti pasi nuk përjashtohet as opsioni që të vijojë të luajë në kryeqytet.

SHKARKO APP