Shkurtaj e thotë hapur: Dua titullin dhe “Këpucën e Artë”

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj pas dygolëshit të shënuar në Vlorë duke shpalosur objektivat kolektive dhe ato personale

“E dimë shumë mirë problemet që ka Flamurtari. Patëm dhe ndeshjen me Luftëtarin që e nënvlerësuam dhe humbëm pikë. Sot ishim më të përqendruar dhe e kërkuam golin që në fillim. Shënuam shumë shpejt dhe ndeshja foli vetëm për ne.

Si sulmues kërkoj ‘Këpucën e Artë’. Më shumë dua të fitojë ekipi dhe dua të fitoj kampionatin me Kukësin. Është normale, kur shkon në një ekip, kërkon pak kohë të ambientohesh. Këtë sezon, kam bërë dhe fazë përgatitore dhe ndihem shumë mirë te Kukësi.

E ardhmja? Kontrata ime mbaron në verë, nuk e di çfarë do të bëj për të ardhmen. Për momentin, jam i fokusuar te Kukësi.

Rivalët? Është shumë herë të themi që tani, kemi shumë ndeshje përpara. Po shikojmë vetëm ekipin tonë dhe po përpiqemi të japim më të mirën. Rëndësi ka që fituam sot dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Laçit”, deklaroi Shkurtaj.

SHKARKO APP