Shkurtaj mbetet i izoluar në Spanjë: Rrezikova që të përfundoja në burg!
Vasil Shkurtaj për momentin po rikuperohet nga një, por për tu rikuperuar sa më shpejt, Shkurtaj udhëtoi drejt Barcelonës dhe aktualisht për shkak të emergjencës nga koronavirusi ka mbetur i bllokuar në Spanjë. Në një intervistë për emisionin “Fan Zone” Shkurtaj tregoi peripecitë që ka kaluar gjatë këtyre ditëve.
“Nuk mund të kthehesha dot, prandaj mora vendimin të vij në Spanjë dhe të bëj këtu terapinë. Po bëj terapi normale, pastaj u bllokuan të gjitha. Preva biletë për tu kthyer, por u anuluan të gjitha fluturimet. Në këto momente, kam ngelur këtu .Para tri ditësh, kisha dalë për vrap, kisha dalë vonë natën pas orës 11:00. Më ndaloi policia dhe më falën vetëm se isha i huaj, por nuk më falin më. Mund edhe të më burgosnin.
Rikuperimi? Po përpiqem të bëj më të mirë, duke bërë ushtrime në shtëpi në komunikim me doktorin. Unë duhet të bëj vrap, gjë që është e pamundur. Përpiqem që të bëj ushtrime në shtëpi. Kam folur edhe me presidentin e Kukësit, edhe me lojtarët kam folur thuajse çdo ditë.
Shëndeti është parimor, futbolli shpresoj të rikthehet sa më shpejt. Por shëndeti është kryesori. Diferenca me Tiranën? Ne kemi shumë besim, mund të rikuperojmë pikë. Patjetër që dua të dal edhe golashënues, është një çmim individual që dua ta fitoj. Por më shumë dua kampionatin me ekipin”, tha Shkurtaj.