Shoferi ngatërron rrugën, shtyhet konferenca për shtyp te Barcelona

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë vigjiljen e ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Atletido Madrid, duke shtyrë konferencën për shtyp. Autobusi që do të dërgonte skuadrën blaugrana në stadiumin Ittihad (Prince Abdullah Al Faisal Stadium) në orën lokale 17.45, por shoferi ka ngatërruar rrugën duke i dërguar në një tjetër stadium.

Bëhet fjalë për “King Abdullah Sports” teksa më pas është bllokuar në trafik në Jedah të Arabisë Saudite. Skuadra katalanase mbërriti në Ittihad në kohë vonesë duke bërë që konferenca e Valverdes dhe Busquets të shtyhej për pas stërvitjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?