Shoferi nuk i ndalon postbllokut të policisë në Vlorë, i jep gaz dhe bën aksident
Policia e Vlorës gjatë kontrollove të saj ka pikasur një person, i cili duhet të ishte në banesë pasi vuante dënimin e arrestit të shtëpisë. Në momentin që postblloku ka tentuar ta ndalojë ky i fundit i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi.
Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa nga shpejtësia e tepërt personi është aksidentuar. Ai ka goditur një automjet tjetër dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është larguar.
Mësohet se nuk është lënduar nga aksidenti, ndërsa vazhdon ndjekja e policisë për kapjen e tij. Ngjarje e ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit pranë zonës së Lungomares dhe Ujit të Ftohtë.
KOHA JONË SONDAZH

