“Shokët duhet t’i kapin me shkelma Leaon dhe Theon”, portugezi i kthen përgjigjen Di Canios për kritikat

Rafael Leao duket më i përqendruar me zhvillimet jashtë fushave se atë që po bën në fushë. Sulmuesi portugez u shpreh në rrjetet sociale, duke synuar Paolo Di Canio, ish-lojtar dhe tani komentator sportiv në “Sky Sport”.

Leao nuk i mori me dashamirësi fjalët e thëna nga Di Canio gjatë “Sky Calcio Club”, të dielën në mbrëmje. Portugezi nuk përdori asnjë fjalë për të sulmuar Di Canio, por publikoi një foto të tij në profilin X, teksa bënte përshëndetjen fashiste, kur ende luante me Lazion.

Di Canio për rastin konkret të Lazio-Milan?

“Po dëgjoj njerëz që thonë se Theo dhe Leao janë thjesht fëmijë, këto janë episode që ndodhin, por ata vlejnë 8 milionë euro për Milanin.

Nëse diçka e tillë ndodh gjatë punës, nëse dikush vepron siç bënë këto dy lojtarë, unë menjëherë iu them të kthjellohen mirë. Po flas për situata kur tifozët paguajnë edhe 100 euro për t’i parë idhujt e tyre nga stadiumi, imagjino si sillen këto që paguhen miliona euro. Është e papranueshme.

Shokët e skuadrës duhet t’i kapin me shkelma Leaon dhe Theon për këtë lloj sjelljeje. Nuk po flasim për fëmijë, por për lojtarë që përfitojnë nga 10 milionë euro. Është turp, është delegjitimim për profesionistët e këtij sporti, por edhe për një emër të madh si Milani. Shokët e tyre duhet t’i përplasin pas murit”.

SHKARKO APP