Shokon Rafael Nadal: Nuk garoj në Wimbledon dhe as në Lojërat Olimpike
Frika më e madhe që kishin është konfirmuar këtë të Enjte, Rafael Nadal nuk do të garojë në Wimbledon dhe as në Lojërat Olimpike të Tokios. Spanjolli konfirmoi lajmin përmes disa mesazheve në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë dua t’ju informoj se kam vendosur të mos marr pjesë në edicionin e ardhshëm të Wimbledon që do të mbahet nga 28 qershor deri më 11 korrik. As nuk do të luaj Lojërat Olimpike të planifikuara nga 24 deri në 30 Korrik”, ishte mesazhi i shpërndarë nga legjenda spanjolle që i shokoi të gjithë.
Një dush i vërtetë me ujë të ftohtë si për të dhe për tifozët spanjollë të tenisit e kudo në botë të cilët nuk do të jenë në gjendje të shijojnë tenistin e tyre në Wimbledon, ku ai aspironte të thyente 20 titujt Grand Slams të Roger Federer, ose në Lojërat Olimpike ku ai mund të arrinte një medalja të tretë pas arit individual në Pekin 2008 dhe arit në lojën dyshe në Rio 2016.
Arsyet e vendimit nga Nadal janë kryesisht për shkak të gjendjes fizike ku vetë spanjolli bëri të ditur se pasi “dëgjoi trupin e tij dhe u konsultua me familjen e me stafin, vendosi që mospjesëmarrja është gjëja e duhur për të dhe karrierën e tij në vazhdim.