SHOKUESE/ Maqedonia e Veriut lë Italinë jashtë Kupës së Botës, Portugalia nuk gabon (VIDEO)
E pabesueshme ajo që ka ndodhur me Italinë. Kampionët e Euroës në fuqi janë zyrtarisht jashtë Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar. Skuadra e Mancinit dominoi për 92 minuta lojë ndaj Maqedonisë së Veriut duke krijua mbi 30 mundësi shënimi, por në fund ka dalë nga fusha me një humbje 0-1.
Në minutën e 3-të të shtesës, Aleksandar Trajkovski shënon me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Donnarummës. Nuk kishte më kohë për axurrët për të reaguar, teksa tashmë e shohin veten për herë të dytë jashtë Kupës së Botës.
Portugalia ndërkohë fitoi 3-1 ndaj Turqisë, teksa do të sfidojë Maqedoninë e Veriut në finalen e Play Off. Otavio, Diogo Jota dhe Mattheus shënuan tri golat për ekipin portugez. Uellsi fitoi 2-1 ndaj Austrisë duke siguruar finalen falë dy golave të Gareth Bale /R.Lika-Koha Jonë/