Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” reagon pas akuzave nga Edlir Tetova
Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” ka dalë me një reagim zyrtar pas deklaratave të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, i cili prej javësh ka kritikuar publikisht arbitrimin, duke pretenduar se skuadra e tij është dëmtuar në disa ndeshje radhazi.
REAGIMI
hoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, të cilat për disa javë radhazi vënë në shënjestër arbitrimin dhe dëmtojnë imazhin e arbitrave shqiptarë.
Akuzat e vazhdueshme dhe të pabazuara përbëjnë një përpjekje për të justifikuar rezultatet sportive, duke transferuar përgjegjësinë jashtë fushës së lojës. Arbitrimi ushtron detyrën e tij me profesionalizëm dhe paanshmëri, në përputhje me rregulloren në fuqi.
Shoqata jonë i bën thirrje klubit të Egnatias të reflektojë mbi mënyrën e komunikimit publik dhe të kontribuojë në ruajtjen e klimës së respektit në futboll. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha klubeve që të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të respektojnë rolin e arbitrave si pjesë e pandashme e lojës.
Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar do të vijojë të mbrojë dinjitetin dhe integritetin e arbitrave shqiptarë.
Deklaratat e Tetovës erdhën pas humbjes ndaj Tiranës, ku ai u shpreh hapur kundër arbitrimit: “Kam shumë rezerva për arbitrimin. U bë ndeshja e katërt që kemi penallti dhe nuk na japin. Nuk e di çfarë duhet bërë më tepër. Çfarë duhet t’u themi djemve. Duhet të jetë drejtësi për të dyja skuadrat. Jo çdo prekje në zonë për lojtarët e Tiranës është faull dhe për të Egnatias vazhdon loja. Është shumë e turpshme.”
KOHA JONË SONDAZH

