Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, mes polemikave Krenar Alimehmeti zgjidhet President

Mes polemikave dhe akuzave, kanë përfunduar zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim.

Kandidati i propozuar nga Erjon Veliaj për këtë shoqatë, Eduard Prodani u largua së bashku me disa mbështetës të tij, ende pa filluar votimi pas dy tre tentativave për të cuar këtë proces drejt dështimit.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë e cila ka 41 shoqata me 67 delegatë, ku prej tyre 65 ishin të pranishëm, vijoi punimet duke nxjerrë këtë rezultat, ndërkohë kandidati për president Eduard Prodani ishte larguar sëbashku me 17 antarë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?