“Shoqatat fantazmë”, Sinan Idrizi kallzim penal në Prokurori për FSHF
Administratori i klubit të Flamurtarit Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së, Armand Duka, për shkak të shoqatave fantazmë të paregjistruara në Gjykatë. Numri një i klubi vlonjate ka bërë denoncimin pak minuta më parë, teksa ka dhënë dhe një deklaratë për mediat.
“Kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme, pas njoftimit në media për një situatë të tillë. Janë 12 shoqata të paregjistruara, janë të të parit të FSHF-së. Tani fjalën e ka Prokuroria. Ky është hapi i parë, ka të tjerë në vazhdim. Flasim për një futboll të pastër, që nuk ka administratë të pastër”, tha Idrizi pas kallëzimit të bërë në Prokurori. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

