Shorti i Botërorit të Klubeve, Juventus “peshkon” Manchester City-in
Shorti i Botërorit të Klubeve, zbuloi këtë të Enjte, ndarjen e 32 skuadrave në grupe dhe kundërshtarët e tyre.
Bie në sy Grupi G, aty ku Juventus dhe Manchester City do të përballen mes tyre (ashtu si në Champions League), ndërsa në grup kanë edhe Wydad e Al Ain.
Real Madrid do të jetë pjesë e Grupit H, së bashku me klube të njohura si Salzburg, Al Hilal dhe Pachuca.
Inter Miami, ku luan Leo Messi, është pjesë e Grupit A, së bashku me Porto, Palmiera dhe Al Ahly.
Botërori i Klubeve, një turne i ri i FIFA-s do të zhvillohet në SHBA, nga 15 Qershori deri më 13 Korrik, të vitit 2025 dhe do të jetë çdo katër vite.