Shorti i Championsit/ Interi më shumë shanse ndaj ekipeve angleze, Juventus dy spanjolle

Të hënën në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës, skuadrat e kualifikuara në Champions League mësojnë emrat e kundërshtarëve për në 1/8-at. Mediat italiane kanë filluar të bëjnë llogaritë për Juventusin dhe Interin që janë dy skuadrat e mbetura në kompeticionin më të rëndësishëm për klube,

Bardhezinjtë e drejtuar nga Max Allegri kanë të njëjtin shans të vihen si përballë Villareal, ashtu dhe ndaj Atletico Madrid (18.71%). “Zonja e Vjetër” në vitet e fundit është “peshkuar” shpesh përballë skuadrë së Simeones.

Pas ekipeve spanjolle me një përqindje pak më të ulët vjen PSG (17.81%), ndjekur nga Salzburg (15.08%), Benfica (14.82%) dhe Sportingu i Lisbonës (14.82%).

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Interin mundësitë më të mëdha janë që të ndeshet me një skuadër angleze. United dhe Liverpool janë në përllogaritje (18.71%), më pas vjen City (18.44%), Lille (16.18%) dhë më pas dyshja Ajax-Bayern (13.98%).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?