Shorti i Championsit/ Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste, Bajerni sfidon Realin
Shorti i Ligës së Kampionëve ka përcaktuar dhe çiftet gjysmëfinaliste në këtë sezon. Ceremonia u hap nga fjala përshëndetëse e kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitshko, i cili u shpreh se këtë sezon do të jetë finalja më e bukur.
Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhorxhio Marketi i ndihmuar edhe nga ambasadori i finales, Andri Shevçenko kanë përzgjedhur goglat. Bajern Mynih do të përballet me Realin e Madridit, ndërkohë që Roma do të përballet me Liverpulin.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 24-25 prill, ndërsa ato të kthimit, 1 dhe 2 maj. Finalja e madhe, mes fituesit të çiftit të parë dhe fituesit të çiftit të dytë, do të luhet të shtunën e 26 majit, në stadiumin “NSC Olimpiyskyi” të Kievit.


KOHA JONË SONDAZH

