Shorti i Championsit/ Tabela me përballjet e mundshme në fazën tjetër të llogaritura në përqindje

16 skuadrat më të mira të këtij edicioni në Champions League, të hënën do të mësojnë në Nyon kundërshtarin në fazën e 1/8-ve. Për herë të parë në histori do të kemi ekipe vetëm nga 5 kampionatet kryesore në Europë. Në këtë fazë do të kemi 4 ekipe spanjolle, 3 angleze, 3 gjermane dhe dy franceze. Por cilat janë shanset që të shohim përballje mes ekipeve të mëdha që në fazën tjetër. Fran Martinez, një matematicien spanjoll ka bërë përllogaritjet e tij.

Hipoteza më e madhe është që të shohim një përballje mes Barcelonës dhe Chelsea-t në këtë fazë. Skuadra e Valverde ka 23,38% mundësi për tu përballur me ekipin e Lampard. Një tjetër ekip anglez, Tottenham është kundërshtari i tij i dytë më i mundshëm (22.33%), Atalanta (18.54%), Napoli (18.58%) dhe Lyon (17,13%) si opsione pak të mundshme.

Image

Real Madrid ka shanse të mira që të ketë një përballje me një ekip anglez, City dhe Liverpool gjenden në krye të shanseve me 21.88%. pas tyre vjen Juventusi me 20.88 %. Skuadra bardhezi sipas përllogaritjeve ka më shumë shanse që të ketë një përballje me Chelsea-n (21,58%), ndërkohë që pak më pas vjen Tottenham (20.63%) dhe Dortmund (20,18%). Bardhezinjtë ndërkohë kanë më pak shanse që të përballen me ekipin më të dobët në letër, Lyon (16,73%).

Sipas tabelës së publikuar në mediat spanjolle, Bayern-Lyon është dueli që ka më pak gjasa që të bie në shortin e së hënës me vetëm 14.29 për qind. City dhe Liverpool kanë shanse të mira që në 1/8-at të përballen me Atletico Madridin, teksa më poshtë mund të shihni edhe tabelën e plotë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP