Shorti i Conference League/ Dinamo kualifikohet direkt për në turin e dytë

Dinamo City ka marrë një lajm të mirë para nisjes së aventurës europiane. UEFA ka vendosur që skuadra kryeqytetase dhe Shamrock Rovers të kalojnë automatikisht në turin e dytë të UEFA Conference League, pa qenë nevoja të zhvillojnë ndeshjet e turit të parë.

Ky vendim vjen pas përjashtimit të Drogheda United nga kompeticioni, për shkak të shkeljes së rregullave të pronësisë. Konkretisht, disa nga aksionerët e klubit irlandez zotërojnë gjithashtu edhe pjesë të aksioneve të klubit danez Silkeborg, gjë që bie ndesh me rregullat e UEFA-s për konfliktin e interesit dhe pronësinë e shumëfishtë.

Ky zhvillim i papritur u ka hapur rrugën Dinamos dhe Shamrock Rovers, të cilat do të presin shortin për të mësuar kundërshtarët e tyre në turin e dytë të Conference League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "Additional information Following the decision of the UEFA CFCB to not admit Drogheda United FC (IRL) to the 2025/26 UEFA Conference League (UECL), and the subsequent confirmation of such decision by the Court of Arbitration for Sport (CAS) rejecting the club's , Shamrock Rovers FC (IRL) and FC Dinamo City (ALB) have both been moved from the UECL main path first qualifying round to the UECL main path second qualifying round."

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?