Shorti i Conference League-s/ Spikatin Ajax-Aston Villa, Fiorentina me fat
Duele interesante në fazën e 1/8-ve në Conference League. Ajaxi i Amsterdamit do të jetë përballë ekipit anglez të Aston Villas, ndërsa Dinamo e Zabrebit do të përballet me PAOK. Një derbi i zjarrtë ballkanas, që mund të provokojë trazira dhe përplasje mes tifozëve.
Më fat në short Fiorentina, që goglat i rezervuan si kundërshtar Maccabi Haifan, ndërsa Olympiacos do të përplaset me Maccabi Tel Avivin.
Çiftet e fazës 1/8 të Europa League
Servette – Viktoria Plzeň
Ajax – Aston Villa
Molde – Club Brugge
Union SG – Fenerbahçe
Dinamo Zagreb – PAOK
Sturm Graz – LOSC Lille
Maccabi Haifa – Fiorentina
Olympiacos – Maccabi Tel-Aviv