Shorti i Europa League/ Zbulohen kundërshtarët e Partizanit, Luftëtarit dhe Laçit
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Europës për turin e parë eliminator, aty ku bëjnë pjesë Partizani, Laçi dhe Luftëtari. Tre skuadrat nga Kategoria Superiore, kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të këtij kompeticioni.
Goglat kanë vendosur që kundërshtari i parë i Partizanit të jetë skuadra e Mariborit nga Sllovenia Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 12 korrik, ndërkohë që pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Maribor më 19 korrik.
Luftëtari do të ketë një rival të kalueshëm në lehtë në letër, pasi do të përballet me Cliftonvillen e Letonisë. Ndeshja e parë do të luhet në Letoni, ndërkohë që më 19 korrik në Shqipëri.
Laëi ndërkohë në turin e parë do të përballet me ekipin qipriot të Anorthosis, një ekip i vështirë. Kurbinasit do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

KOHA JONË SONDAZH

