Shorti i Kupës së Botës, Gjermania rrezikon grupin e ferrit

Pas pak minutash do të mësohet edhe rrugëtimi që do të ndiqet në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Në orën 18:00 (19:00 në Katar), në Doha do të hidhet shorti që do të përcaktojë tetë grupe. Nga 32 përfaqësuese gjithsej, mungojnë tri, të cilat do të dalin nga një play-off evropian dhe ndërkontinentale.

Ndër favoritët e mëdhenj, si në çdo edicion, natyrshëm gjejmë Brazilin, dominues në raundin kualifikues të Amerikës së Jugut, pa harruar kampionen në fuqi, Francën dhe Gjermaninë e Hansi Flick, që ndodhet në vazon e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazo 1: Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali, Katar;

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazo 2: Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, USA, Zvicër, Uruguaj, Kroaci;

Vazo 3: Senegal, Iran, Japoni, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Marok, Tunizi;

Vazo 4: Kanada, Kamerun, Arabia Saudite, Ekuador, Gana, plus tri skuadra për t’u përcaktuar (një mes Uells/Skoci/Ukrainë, një mes Kosta Rika/Zelandë e Re, dhe një mes Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe/Perù).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?