Shorti i Kupës së Botës “Katar 2022”, shikoni përplasjet e mëdha. Spanja përballet me Gjermaninë
Në Doha është hedhur shorti i Kupës së Botës. Zvicra e shqiptarëve do të sfidojë sërish Serbinë. Xhaka dhe Shaqiri do të kenë shansin që të lënë sërish gjurmë dhe pse jo t’i befasojnë serish me shqiponjën, pas golit.
Katar-Ekuador do të jetë sfida hapëse e Kupës së Botës. Grupi C rezervon duele interesante me Argjentinën që gjen përballë rivalë si Meksika dhe Polonia.
Spanja dhe Gjermania janë shortuar në të njëjtin grup, E, por me kundërshtarë si Japonia apo njërës mes Zelandës së Re dhe Kosta Rikës, pritet që dy europianët të mendojnë vetëm se cila prej tyre do të dalë e para.
Për me tepër shikoni tabelën e mëposhtëme:
Grupi A
Katari
Ekuador
Senegali
Holanda
Grupi B
Anglia
Irani
Amerika
Play Off nga Europa
Grupi C
Argjentina
Arabia Saudite
Meksika
Polonia
Grupi D
Franca
Play Off 1
Danimarka
Tunizia
Grupi E
Spanja
Play Off 2
Gjermania
Japonia
Grupi F
Belgjika
Kanada
Maroku
Kroacia
Grupi G
Brazili
Serbia
Zvicra
Kameruni
Grupi H
Portugalia
Gana
Uruguai
Korea