Shpallet lista me Armeninë, De Biasi: Ndeshja më e rëndësishme në karrierrë

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, në prag të ndeshjes eliminatore “Euro 2016”, me Armeninë shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar që do të jenë gati për këtë sfidë. Tekniku italian i stolit kuqezi grumbulloi 28 lojtarë për ndeshjen ndaj Armenisë ku Naser Aliji përfshihet për herë  të parë në  listën kuqezi. Kombëtares sonë i rikthehen edhe Alban Meha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi e Migjen Basha, të cilët për arsye dëmtimi kanë mbetur jashtë ekipit për disa kohë.  –“I kam ndjekur të gjithë lojtarët gjatë  kësaj periudhe. Grupi është forca e kësaj skuadre dhe për këtë arsye të gjithë ndodhen këtu. Të gjithë  janë treguar të gatshëm për të  dhënë maksimumin për këtë  fanellë,” – shpjegon ai. Ndaj Armenisë më 29 mars, në “Elbasan Arena” kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e katërt eliminatore “Francë 2016”. “Janë një rival i vështirë,” – thekson De Biasi. – “Duhet të luajmë me zgjuarsi dhe të mbështetemi te kualitetet tona. Ata luajnë në grup. Kanë  humbur me Danimarkën dhe Portugalinë, por kanë barazuar me Serbinë. Trajneri i Armenisë ka bërë një punë të mirë me skuadrën e tij.”Shqipëria fitoi në Portugali, si dhe barazoi në ndeshjen e radhës me Danimarkën në Elbasan. Por UEFA e dënoi në përballjen e tretë që u zhvillua në Beograd, pasi ndeshje u ndërpre prej incidenteve në 41’, kur rezultati ishte 0-0 dhe komisionet e Disiplinës e të Apelit vendosë t’i jepnin tre pikët në tavolinë ekipet serb, duke e motivuar këtë vendim me braktisjen e fushës nga kuqezinjtë. Gjithsesi, de Biasi zbulon edhe pritshmëritë për këtë përballje, pasi një fitore e mundshme, duke qenë se odiseja e ndeshjes me serbët nuk ka përfunduar, ngaqë pritet më 17 prill vendimi i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, e afron Shqipërinë ndjeshëm me kualifikimin historik.  –“Nëse fitojmë të dielën do të jem i lumtur. Mund të them që është ndeshja më e rëndësishme në karrierën time. Them që nuk kënaqem me barazimin, por nëse në fund loja do të ishte pozitive, do të jem i kënaqur edhe me 1 pikë. Nuk me pëlqen që  të nisim festën përpara, por pas fitores, më pas mund të festohet,” – shprehet trajneri Gianni de Biasi.

 

Lista e plotë Anti-Armeni:

Swiss Digital Desktop Reklama

Portierë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës:

Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Debatik Curri, Elseid Hysaj, Andi Lila, Mergim Mavraj.

Mesfushorë:

Amir Abrashi, Migjen Basha, Ervin Bulku, Ergys Kace, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Alban Meha, Ledian Memushaj, Valdet Rama, Odise Roshi, Herolind Shala, Taulant Xhaka.

Sulmues:

Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkelzen Gashi, Armando Sadiku, Hamdi Salihi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?