Shpërthen Camp Nou, Messi-t i duhen vetëm dy minuta
Eshtë zhbllokuar ndeshja në “Camp Nou” ku mbrëmjen e sotme janë vënë përballë Barcelona dhe Chelsea, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së Champions League.
I janë dashur vetëm dy minuta lojë Lionel Messit për të gjetur rrugën e rrjetës, duke vendosur qetësinë tek katalanasit.
Ylli argjentinas brenda zone realizon me të djathtën, duke kaluar Barcelonën në avantazh.
Sfida e parë e luajtur në Londër ka përfunduar 1-1, teksa në Barcelonë të dy ekipet do të luftojnë fort për biletën e fundit të çerekfinaleve të Championsit.
Formacionet
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet dhe skemën që do të përdorin dy trajnerët, Ernesto Valverde i Barçës dhe Antonio Conte i Chelseat në supersfidës e sotme.

KOHA JONË SONDAZH

