“Shpërthen” e ëma e Ronaldos: Në futboll vendos mafia, nëse do të ishte spanjoll …

Mamaja e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores Aveiro është kthyer në lajmin kryesor të ditës së fundmi. Ajo ka shpërthyer në akuza të forta ndaj mafias së futbollit, siç e quan ajo, për sa i përket çmimit “Topi i Artë”.

 

Në një intervistë për “SIC Noiticias”, që është një media portugeze ajo u shpreh: “Nëse nuk do të ishte për mafian në futboll, im bir do të kishte shumë më shumë ‘Topa të Artë’. Nëse do të ishte spanjoll apo anglez, sigurisht që do të kishte fituar më shumë, por ne jemi portugezë nga Madeira”, ka përfunduar Maria Dolores Aveiro.

Në lidhje me “Topin e Artë” për vitin 2019, Dolores nuk ka asnjë dyshim: “Nuk e di, kam besim. Mendoj se e meriton, për atë që ka bërë gjatë sezonit”.

SHKARKO APP