Shpërthen Guardiola: Shqetësohuni për Liverpoolin, ja si i motivoj lojtarët

Trajneri i City-t, Pep Guardiola, ka folur për mediet pas ndeshjes së humbur ndaj Tottenham me rezultatin 2-0. Si gjithmonë, strategu spanjoll nuk mundi të anashkalojë pyetjet për Liverpoolin, që e kanë ndjekur nga fillimi i sezonit.

Duket se tashmë Guardiola e ka humbur toruan me këto pyetje dhe në fjalën e tij, tha: “Kur ne fituam kampionatin me 100 pikë, presidenti i Premier League tha se kjo është diçka e shëmtuar dhe që po i humbnim bukurinë këtij kampionati.

Tani, le të shqetësohen për Liverpoolin. Unë i motivoj lojtarët e mi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: Luftoni për veten tuaj, jo për titullin kampion. Ata e dinë këtë gjë dhe të gjithë duan të përmirësohen, ditë pas dite”, tha mes të tjerash spanjolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?