Shpërthen Ibrahimovic: Milani klub pa projekt, qëndroj vetëm për pasion!

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është një nga dilemat më të mëdha të Milanit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi suedez ka konfirmuar se situata në ekipin kuqezi nuk është aspak e mirë.

“Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt, nëse unë jam këtu, është vetëm për pasion”. Suedezi është mërzitur nga shkarkimi i Zvonimir Bobanit, i cili ndikoi në kthimin e tij te kuqezinjtë.

Lidhja shpirtërore e suedezit me Milanin është e fortë, por sulmuesi nuk ka gjasa të mbetet me Milano në këtë situatë. Në një takim të bërë së fundmi me klubin, drejtuesi i lart i klubit, Gazdis ka prekur edhe temën e trajnerit, duke ripërsëritur se asgjë nuk është e vendosur.

 

SHKARKO APP