Shpërthen Jose Mourinho ndaj medias angleze
Jose Mourinho me zemërim ka kërkuar respekt për tre titujt që i ka fituar në Premierligën angleze (ELP) gjatë karrierës së tij, pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford” të hënën.
Mourinho po fliste për paraqitjen e Unitedit në këtë ndeshje, duke pohuar se skuadra e tij ka mundur të shkojë me epërsi prej 3-0 në pushim mes pjesëve, si dhe theksoi se gjykuesi më i mirë ishin tifozët që duartrokiten në përfundim të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse pjesë të mëdha të përkrahësve tashmë e kishin braktisur stadiumin para se të binte fishkëllima e fundit e gjyqtarit.
Kur iu kërkua atij të gjykonte se çfarë paraqet kjo performancë e skuadrës së tij, Mourinho u tërbua.
Portugezi i çoi tre gishta duke thënë: “Para se ta përmbylli, e dini cili ishte rezultati? 3-0, 3-0. E dini çfarë do të thotë kjo? 3-0. Kjo nënkupton po ashtu tre tituj të Premierligës dhe unë kam fituar më shumë tituj në Premierligë i vetëm sesa 19 të skuadrave tjera së bashku. Tre për mua dhe dy për ata [Pep Guardiola dhe Manuel Pellegrini]”. Prandaj, respekt, respekt, respekt o njerëz”.
Golat nga Harry Kane dhe Lucas Moura në minutat 50 dhe 52, para se braziliani ta shënonte edhe të dytin persona e të tretin për Tottenhamin gjashtë minuta para fundit, e fundosen Unitedin.
KOHA JONË SONDAZH

