Shpërthen Lionel Messi: U lodha duke qenë gjithmonë unë problemi i Barcelonës

Deklaratat e fundit të Lionel Messit kanë vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet e tij të krisura me Barcelonën, pikërisht kur u duk se ato ishin marrë fund. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Barcelonë pas paraqitjeve të mira me Argjentinën, ku mundën Perunë 2-0 në kualifikimet për Kupën e Botës. Në aeroportin e Barcelonës, i rrethuar nga fotoreporterë e gazetarë, Messi ka bërë një deklaratë e cila tregon se situata e tij në ‘Camp Nou’ nuk është e mirë.

Leo u shpreh:

E vërteta është se unë jam lodhur duke qenë problemi për gjithçka te Barcelona.”

Fjalët e Leos po komentohen gjërsësisht në shtypin spanjoll dhe jo vetëm. Nuk dihet nëse kjo përgjigje e Messit i referohet reporterit që i parashtroi pyetjen në lidhje me deklaratat e agjentit të Antonie Griezmann apo kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Barcelonën.

SHKARKO APP