”Shpërthen” Palmer me katër gola. Arsenali fiton në fund

Sfidat e Premier League për javën e gjashtë, nuk prodhuan surpriza. Chelsea mori një fitore të madhe ndaj Brighton me rezultatin 4-2, në një takim ku shpërtheu sulmuesi Cole Palmer. Ylli i bluve ishte autori i katër golave, që i dha fitoren londinezëve, në minutat 21, 28, 31 dhe 41. Ky sukses, e ngjit Chelsea-n në vendin e tretë me 13 pikë, 1 pikë më pak se Manchester City dhe Arsenali.

Skuadra e Artetës triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Leicester, në fund. “Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Martinelli-t dhe Trossard. Megjithatë miqtë, në pjesën e dytë barazuan shifrat, falë dopietës së Justin. Në fund të takimit, ishte Trossard, i cili shënoi golin e tretë, ndërsa Havertz vulosi takimin në 4-2.

Everton fitoi 2-1 ndaj Crystal Palace, ndërsa Fulham mposhti minimalisht Nottingham. Sfida tjetër, Berntford-West Ham u mbyll në barazim 1-1.

SHKARKO APP