Shpërthen presidenti Demi: Mala është i shumë vogël para Partizanit!

Fitorja me Laçin ka sjellë 3 pikë dhe entuziasëm te kampionët, por jo çdo gjë është kaq e bukur te Partizani. Kryeqytetasit kanë çështje për të zgjidhur, atë të Esat Malës. Mesfushori nga Prizreni nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe kjo ka detyruar drejtuesit e kuq që ta dërgojnë në tribunë si ndëshkim, gjë që e konfirmon vetë presidenti Demi.

“Është ende fillimi, nuk kanë mbaruar gjysmat e ndeshjeve. Ka kohë për derbin, janë edhe 2 javë. Diferenca me ndjekësit është shumë e vogël. Mungesa e Malës? Çfarë kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën? Partizani i bën lojtarët! Mala është shumë i vogël përpara Partizanit. Megjithatë nuk e di, për problemet e Malës! Sqarim? Çfarë sqarimi doni, nuk doja unë të luante”, u shpreh Demi.

SHKARKO APP