“Shpërthen” Reja: Kombëtarja fitoi në Serbi me lojtarët e mi, kam sjell 50 futbollistë te Shqipëria!

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka komentuar sukseset e fundit të kuqezinjve, duke theksuar se skuadra aktuale përbëhet nga futbollistë që kanë qenë pjesë e ekipit edhe gjatë periudhës së tij në stol.

Në një intervistë për Klan News, trajneri italian u shpreh se lojtarët e Shqipërisë kanë fituar pjekuri dhe janë në kulmin e formës së tyre, por nuk janë një brez i ri siç është përmendur shpesh: “Janë të gjithë djem që unë i njoh dhe tani kanë arritur pjekuri. Kjo skuadër mund t’i japë shumë kënaqësi Shqipërisë. Uroj me gjithë zemër që të shkojë në Botëror,” tha Reja.

Ai reagoi me habi ndaj komenteve se trajneri aktual Sylvinho ka sjellë lojtarë të rinj në Kombëtare: “Nuk ka lojtarë të rinj në këtë Kombëtare. Janë të gjithë që kanë qenë me mua. Asani ishte zbulim i kohës sime, po ashtu Hoxha dhe Shehu, të cilët atëherë ishin ende shumë të rinj. Kam nxjerrë rreth 50 lojtarë gjatë kohës sime te Shqipëria, ndaj më duket e çuditshme të thuhet ndryshe.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Reja nuk kurseu vlerësimet për punën e pasardhësit të tij: “Kam respekt maksimal për Sylvinhon. Ai ka bërë rritje të madhe me skuadrën dhe ka marrë rezultate të shkëlqyera. Por duhet thënë qartë: ajo skuadër që fitoi në Serbi është me lojtarë që kanë qenë me mua.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Reja, që drejtoi Kombëtaren shqiptare nga viti 2019 deri në vitin 2022, theksoi se beson shumë në potencialin e ekipit dhe se tashmë kuqezinjtë kanë fituar vetëdije dhe përvojë për t’u përballur me çdo kundërshtar.

“Shpërthen” Reja: Kombëtarja fitoi në Serbi me lojtarët e mi, kam sjell 50 futbollistë te Shqipëria!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?