Shpiku akuza false ndaj Theo Hernandez, modelja ruse tani rrezikon … burgun
Për shkak të akuzave të rreme ndaj futbollistit të Milanit, Theo Hernandez, modelja dhe ruse Luiza Kremleva mund të përfundojë së shpejti në burg. Bukuroshja ruse e cila jeton mes Malagës dhe Moskës, në vitin 2017 akuzoi futbollistin e famshëm francez për përdhunim. Tani Luiza Kremljeva do të duhet të paraqitet në gjykatë në Malaga për shpifje dhe seanca e parë është caktuar për 28 tetor.
Nuk dihet nëse Theo Hernandez do të marrë pjesë personalisht në gjyq, apo do të japë deklaratën e tij përmes lidhjes me video-calling. Sipas akt-akuzës thuhet se Kremleva ka vepruar me keqdashje ndaj lojtarit francez duke pretenduar se ajo kishte refuzuar që ata të shkonin në shtëpi, ndërkohë që sipas saj ata kanë kryer marrëdhënie seksuale në makinë. Madje ajo shpiku edhe se futbollisti e kishte shtyrë me makinë duke i lënduar gjurin.
Nga hetimet u vërtetuar se ajo kishte shpikur vetë lëndimin ndaj ish-lojtarit të Atletico Madrid në atë kohë. Ajo mund të përballet me një dënim deri në 2 vjet burg për shpifje dhe do të duhet t’i paguajë Theo-s 14 mijë euro. /R.Lika-Koha Jonë/