Shpresat në formë optimale, shkatërrojnë 10-0 një ekip 19-vjeçarësh

Kombëtarja U-21 e Alban Bushit janë në formë optimale përpara ndeshjes eliminatore ndaj Austrisë për Europianin e 21-vjeçarëve, sfidë që do të luhet ditën e premte.

Giacomo Vrioni me shokë shkëlqyen në testin miqësor ndaj 19-vjeçarëve të Akademisë së Futbollit, ndeshje të cilën skuadra e Bushit e fitoi me rezultatin e thellë 10-0.

Kuqezinjtë treguan një formë të shkëlqyer, një sinjal pozitiv se edhe në Austri do të shkojnë për një rezultat pozitiv. Fillimisht Shpresat e Shqipërisë do të sfidojnë Austrinë në transfertë ndërsa në datën 8 shtator do të zbresin sërish në fushë, këtë herë në shtëpi për të pritur Andorra-n U-21.

 

SHKARKO APP