Shpresë tek njerëzit e sfilitur, publikohet “himni” i EURO 2020
Bono Vox, The Edge dhe DJ Garrix kanë publikuar ditën e sotme himnin e Euro 2020.
Ndryshe nga herët e tjera, autorët kanë menduar që përmes tingujve të përcjellin edhe shpresë tek njerëzit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Kënga titullohet “We are the people” dhe përmes tyre i këndohet forcës njerëzore, që gjithmonë në situata të vështira shndërrohet në mbinjerëzore për t’i tejkaluar ato.
Euro 2020 do të fillojë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 11 korrik. Risia këtë herë është se ndeshjet do të luhen në disa shtete europiane dhe jo në një apo dy. Kampionati duhej të luhej vitin e kaluar, por për shkak të Koronavirusit u shty në kohë. /abcnews.al