Shqipëri-Angli në rrezik, reagon Vasili: Policia provë e asgjësimit dramatik të qeverisjes së rilindjes!
Policia e Shtetit nuk ka garantuar sigurinë e ndeshjes ndaj Anglisë, e programuar pr ditën e diel. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar duke u shprehur se ky është provë asgjësim dramatik i qeverisjes së rilindjes, edhe pse stadiumi ndodhet 500 metra larg disa nga institucioneve më të rëndësishme.
“Policia që nuk garanton ndeshjen e Kombëtareve Shqipëri-Angli tek Stadiumi “Air Albania”, provë e asgjësimit dramatik të qeverisjes së rilindjes.
Stadiumi Air Albania, që është vetëm 500 m larg kryeministrisë, parlamentit, presidentit, pra në zonën e sigurisë më të lartë në vend nuk garantohet nga policia.
Këta maskarenj garantonin prishjen e teatrit, te banesave te Astiri, tek bulevardi i ri me mijëra policë forca speciale dhe armatim gjerë në dhembë, ndërsa stadiumin nuk e garantojnë.
Nuk e garantojnë se bizneset paskan bllokuar portat e hyrjes me ndërtimet e tyre. Po kush ja dha lejen këtyre bizneseve ndërkohë që qytetarët futen në burg se riparojnë WC brenda apartamenteve dhe ju vërsulen policë shteti e bashkie si hijena”, shkruan Vasili.