Shqipëri-Armeni, një spanjoll “bilbili” i ndeshjes

Spanjolli Fernandez Borbalan  do të gjykojë ndeshjen eliminatore të “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Armenisë. UEFA publikoi emrin e arbitrit iberik për sfidën e radhës së kombëtares sonë në “Elbasan Arena”, e cila do të luhet më 29 mars në orën 18:00. Sipas komunikatës së institucionit më të lartë të futbollit europian, asistentët e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto.  Në linjën e portës do të vendosen Carlos Gomez dhe Pedro Montero. Arbitri Fernandez Borbalan ka drejtuar finalen e Kupës së Armenisë në vitin 2011 mes FC Shirak e FC Mika. Kjo është hera e parë që 41-vjeçari arbitron një ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në Spanjë konsiderohet një nga gjyqtarët më të mirë. Gjatë këtij sezoni në La Liga ai ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme mes të cilave Valencia-Barcelona dhe Barcelona-Athletic Bilbao. Takimi i fundit në UEFA Champions League ku Borbalan gjykoi  në dhjetor ndeshjen mes Galatasaray dhe Arsenal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?