Shqipëri-Ishujt Faroe, Sylvinho me pesë ndryshime! Uzuni dhe Daku nga minuta e parë

Shqipëri-Ishujt Faroe do luhet sonte më 20:45 në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.

Trajneri Sylvinho ka bërë edhe vendosjen në fushë, teksa është zbardhur edhe formacioni. 4-3-3 do jetë skema e brazilianit, teksa pesë janë ndryshimet nga ndeshja e barazuar 1-1 kundër Moldavisë në Chisinau tre ditë më parë.

Strakosha në portë, Balliu në mbrojtje, Bare në mesfushë dhe Uzuni e Daku në sulm, këta janë emrat që kanë marrë një fanellë titullari për sot.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku Trajner: Sylvinho

SHKARKO APP