Ndeshja Shqipëri-Itali bën bashkë ambasadorin italian dhe Veliajn

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë bërë bashkë në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, për të ndjekur ndeshjen mes Kombëtares dhe skuadrës së vendit fqinj, e cila u luajt në Dortmund të Gjermanisë.
Ambasadori Bucci për emisionin “Review” në Euronews Albania e ka cilësuar këtë ndeshje një ndër sfidat më të vështira për Italinë.

“Një nga sfidat më të vështira për Italinë. Një mbrëmje e mrekullueshme”, ka thënë ambasadori Italian në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Veliaj tha se ambasadori Italian i kishte thënë se ky është një derbi i Adriatikut dhe një sfidë mes vëllezërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ishte një zgjedhje e tyre ta shihnin ndeshjen nga Tirana, ndërsa shtoi se shpresonte që sfida të mbyllej me rezultatin 2-3 në favor të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në fillim u gëzova unë, pastaj u gëzua Fabrizzio. Fabrizzio u gëzua dy herë. Por ai po thoshte që ky është një derbi i Adriatikut, edhe është një ambient mes vëllezërish. Po kalojmë shumë mirë. Është gjëja më e afër me të qenit në stadium. Pjesëmarrjes i jap notën 11.

Duhet të çonim cep e më cep të Sheshit Skëndërbej sepse nuk na nxë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta hapur këtë kampionat sesa me vëllezërit e zemrës, Italinë. Nesër sido që të dalë rezultati do të jemi sërish vëllezër e miq. Kemi kaq kohë që organizojmë Tiranë Fan Zone. Unë dhe Fabricio zgjodhëm të ishim këtu për të organizuar këtë event të madh.

Po kalojmë mirë. Është një ekip gjigant i ambasadës dhe italianëve që jetojnë në Shqipëri. Disa janë çifte shqiptaro-italiane që jetojnë këtu. Po shpresoj ta mbyllim 3-2. Dje komunikova me Allister, Ambasadorin Britanik, por ai ka disa skuadra, Skocinë, Uellsin, Anglinë”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?