Shqipëri-Norvegji/ Zbulohet formacioni zyrtar që do të hedh në fushë Panuçi
Pas pak minutash Kombëtarja jonë zbret në fushë e lojës për të luajtur miqësoren ndaj Norvegjisë. Kuqezinjtë tanë do të luajnë ndeshjen e parë për vitin 2018.
Shqipëria do të zbresë në fushë me formacionin 4-3-3. Thomas Stakosha do të aktivizohet mes shtyllave dhe përpara tij në qendër të mbrojtjes do të luajnë Mavraj dhe Gjimshiti. Hysaj në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë Panuçi ka zgjedhur Alijin. Në krahun e majtë të mesfushës do ta nisë nga minuta e parë Qaka, ndërsa në të djathtë Xhaka dhe pak më i tërhequr se ata do të luajë Ramadani.
Në repartin e sulmit, Roshi do ta nisë nga minuta e parë në të djathtë, teksa ai do të jetë edhe kapiteni i Kombëtares në këtë ndeshje , ndërsa në të majtë Grezda në mbështetje të sulmuesit të vetëm, që do të jetë Armando Sadiku.


KOHA JONË SONDAZH

