Shqipëria dhuron spektakël ndaj Andorrës, lojtari i ndeshjes është … Manaj

Shqipëria dhuron spektakël ndaj Andorrës, lojtari i ndeshjes është ... Manaj

Shqipëria mori 3 pikët e para në eliminatoret e Kupës së Botës, duke marrë një sukses 3-0 ndaj Andorrës.  Për fat të mirë, Sylvinho këtë herë guxoi, provoi një Shqipëri ndryshe dhe zgjedhjet e bëra i dhanë të drejtë, ekipi funksionoi në mënyrë perfekte, kjo pa diskutim e kushtëzuar edhe nga forca modeste e rivalit. Ndryshe nga sfida me Anglinë, këtë herë është më e lehtë të gjesh elementë pozitiv.

Sipas “SofaScore”, faqes së specializuar për statistikat, lojtari i ndeshjes ishte Rey Manaj. “Bomberi kuqezi” u vlerësua me notën 8,7. 3 gjuajte në kuadrat dhe 2 gola të shënuar.

Lojtari i dytë më i vlerësuar është Asllani me notën 8,4: 158 pasime prej te cilave 140 ishin të sakta. Mbyll podiumin e lojtarëve me notën më të lartë Arbër Hoxha me 7.8. Armando Broja, një nga elementët më të rëndësishëm të këtij ekipi, vlerësohet me notën 7.3.

Lojtari më notën më të ulët është portieri Thomas Strakosha, kjo për faktin se portieri shqiptar ishte thjeshtë një spektator mbrëmjen e djeshme duke mos patur asnjë mundësi.

SHKARKO APP