Shqipëria do të fitojë 3 vende në renditjen e FIFA-s, ja arsyeja (FOTO)

Fitorja ndaj Hungarisë dhe humbja ndaj Polonisë na kanë zhvendosur tashmë në vendin e tretë në grup, duke shuar thuajse shpresat për një vend në zonën play off për Kupën e Botës. Kuqezinjtë morën një sukses minimal në Hungari falë një super goli të Brojës, një sukses që do të na shërbejë për të fituar tri vende në renditjen e muajit tetor të FIFA-s.

“Koha Jonë” ka zbuluar dhe pikët që ka fituar skuadra kuqezi nga kjo ndeshje. Bëhet fjalë për 14.6 pikë, që kuqezinjtë morën nga kjo ndeshje (pikët përcaktohen nga vështirësia e rivalit), ndërkohë që ndaj Polonisë na u zbritën 9 pikë nga humbja. Në total nga këto dy ndeshje dolëm me +5.6 pikë që na kanë shërbyer për të fituar tri vende.

Në 10 vendet e para, Franca dhe Italia kanë fituar nga një pozicion falë humbjes së dy vendeve nga Anglia që barazoi ndaj Hungarisë. Nga grupi jonë, Polonia ka fituar 1 pozicion, Hungaria ka humbur 3 vende. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP