Shqipëria dominon në pjesën e parë, por mundet nga një vendosje qesharake (VIDEO)

Shqipëria e ka nisur në disavantazh minimal 0-1 pjesën e parë, edhe pse kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë. Kuqezinjtë ishin të parët që kërcënuan portën e vendasve në minutën e 7-të me Balajn me një goditje me kokë, por tentativa e tij u ndal nga portieri vendas. “Gardiani” Harush disa sekonda më pas dha një asist fantastik për Hamed, i cili befasoi mbrojtjen tonë duke realizuar golin e avantazhit.

Portieri i Izraelit është protagonisti kryesor në ndeshjen e sotme, teksa në minutën e 22-të ndali Balajn, sërish pas një goditje të bomberit shkodran me kokë. 2 minuta më pas Uzuni depërton mjaft mirë në zonë, por ndalet në fund nga portieri vendas.

Në minutën e 37-të, Xhaka godet mjaft mirë pas një goditje nga këndi, por sërish është Harush që i thotë jo duke e larguar topin nga trekëndëshi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?