Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve, mund me dy gola Bjellorusinë (VIDEO)
Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, duke marrë një fitore të pastër 2-0 në Minsk ndaj Bjellorusisë vendase. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja zhvilluan një ndeshje të mirë, duke mos e vendosur thuajse në asnjë moment në diskutim fitoren.
Kronika e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi
PJESA E PARE – Sfida nisi më mirë për kuqezinjtë tanë që dhanë sinjalin e parë me Cikalleshin që në minutën e 6-të pas një krosimi të Trashit nga krahu i majtë. Po me të njëjtën kombinim, disa minuta më pas Manaj provon të krijoj një rast shënimi, por goditja e tij shkon jashtë kuadratit. Këmbëngulja e skuadrës së Rejës do të shpërblehej në minutën e 23-të.
Sokol Cikalleshi me një rrotullim fantastik në hyrje të zonës, e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Gutor. Kuqezinjtë pas golit të shënuar me kalimin e minutave humbasin agresivitetin, duke mos rrezikuar shumë në gjysmëfushën e kundërshtarit.
Rez. 0-1 Shqipëria ka arritur që të zhbllokojë shumë shpejtë sfidën ndaj Bjellorusisë. Në minutën e 23-të, Sokol Cikalleshi shkarkon të majtën nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës së bjellorusëve.
PJESA E DYTE – Shqipëria nuk ngulmon shumë duke u përqendruar më shumë në mbrojtjen e rezultatit. Vendasit ndërkohë shtojnë presionin teksa në minutën e 65-të, do të krijonin një mundësi të mirë shënimi, por për fatin e mirë, topi do të shkonte në duart e portierit Strakosha. Reja vendos të ndërhyjë vetëm në minutën e 58-të, duke parë lodhjen e lojtarëve.
Në fushë futet Odise Roshi që merr vendin e Trashit. Pak minuta më pas u aktivizua edhe Balaj në vend të Cikalleshit për të freskuar disi fazën e avancuar. Shqipëria arriti që të gjejë golin e dytë në minutën e 78-të, në momentin më të mirë të kundërshtarëve. Pas një aksioni të shpejtë, Keidi Bare bën gjithçka mirë në zonë, duke shënuar me të djathtën.
Minutat e fundit ishin të thjeshta për kuqezinjtë që duhet që thjeshtë të administronin rezultatin. Hysaj në minutën e 91-të kishte energji për të luajtur në sulm, kur tentoi me një goditje të fortë, por pa sukses. Me këtë fitore Shqipëria merr kreun e Grupit 4 në Ligën C me 3 pikë, po aq sa edhe Kazakistani, që gjithashtu fitoi 2-0 kundër Lituanisë.
Rez. 0-2 Shqipëria ka arritur që të gjejë golin e dytë në minutën e 78-të, në momentin më të mirë të kundërshtarëve. Pas një aksioni të shpejtë, Keidi Bare bën gjithçka mirë në zonë, duke shënuar me të djathtën.
/Rozalb Lika-Koha Jone/
BJELLORUSI-SHQIPERI 0-2
Golat: Cikalleshi 23′, Bare 78′
FORMACIONET
BJELLORUSI: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic. Trajner: M. Markhel.
SHQIPËRI: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja